Restorant Sun Durres
Restoranti në Sun Hotel sjell një ndërthurje perfekte të kuzhinës shqiptare me atë mesdhetare shoqëruar kjo edhe me pamjet spektakolare të bregdetit të Durrësit.
Ndërthurja e kuzhinës mesdhetare me atë lokale dhe italiane realizohet me mjeshtëri nga Shefat tanë duke sjellë kështu një tjetër dimension të të shijuarit. Këtu mund të shijoni pjatat me fruta deti ose pastat më të shijshme dhe unike që mund të keni provuar ndonjëherë. Të gjitha pjatat tona ofrohen të freskëta dhe në mënyrën më kreative dhe të shijshme nga mjeshtrat tanë. Gjithashtu, restoranti ofron një zgjedhje të gjerë të verërave nga rajone prestigjioze, si dhe verëra të shkëlqyera shqiptare. Stafi ynë plotëson të gjitha standardet e një shërbimi me cilësi të lartë.