Restorant AS Durres
Menu që inspirojnë!
Restoranti AS Hotel ofron pjata unike të përgatitura me ingredientët më të freskët dhe të servirura me shumë dashuri nga stafi ynë mikpritës. Në ambientet e restorantit ju do të gjeni qetësinë dhe relaksin që ju mungon duke shijuar pjatat tona me pamjen e mrekullueshme nga deti.
Ndërthurja e kuzhinës mesdhetare me atë lokale dhe italiane realizohet me mjeshtëri nga Shefat tanë duke sjellë kështu një tjetër dimension të të shijuarit. Të gjitha pjatat tona ofrohen të freskëta dhe në mënyrën më kreative dhe të shijshme nga mjeshtrat tanë.
Shërbimi perfekt dhe me shumë profesionalizëm është ajo çfarë na diferencon!