Hotel Eurostar

EUROSTAR TIRANA HOTEL CONGRESS & SPA është një ndërtim i ri i vitit 2020, me dizajn modern dhe kushte bashkëkohore, i vendosur në qendër të qytetit të Tiranës. Lokacioni perfekt që ka ky hotel e bën atë zgjidhjen ideale për të kaluar një eksperiencë të paharrueshme. Hotel Eurostar ndodhet vetëm 5-minuta në këmbë nga qendra e qytetit dhe Sheshi Skënderberj. Vizitorët mund të shijojnë pamje spektakolare të malit të Dajtit dhe të vetë qytetit nga tarraca e hotelit. Ky hotel disponon 80 dhoma të ndara në Standarde, Superiore, Junior Suites dhe Suita. Eurostar Hotel është vendi ideal për t’u takuar dhe për të festuar në Tiranë. Zgjidhni ndërmjet 5 sallave të takimeve për të gjitha eventet që ju mund të keni, për ngjarjet tuaja të biznesit dhe 1 dhomë kongresesh me një kapacitet për më shumë se 300 persona. Ndër të tjera mund të përmendim edhe 3 Restorante, 6 hapësira të tjera në të cilat mund të mbahen evente të kategorive të ndryshme, përfshirë këtu edhe dasma, Bare, Lounge e shumë mundësi të tjera argëtimi dhe relaksi. Një rëndësi të madhe kanë edhe qendra Wellness në të cilën ofrohen pishina, Sauna, banjë turke, dushe dhe qendër fitnesi.

Pse të zgjidhni EUROSTAR HOTEL?

  • Ambjent i këndshëm, ingredientë të freskët, Shefa të shkëlqyer kuzhine
  • Privatësi absolute
  • Shërbim i personalizuar
  • 5 Salla konferencash me një kapacitet prej më shumë se 300 personash
  • 3 Restorante, 6 salla për evente të ndryshme , lounge bar ando more
  • Qendër Fitnes
  • Qendër Wellness me pishina, sauna, banjo turke
  • Parkim falas

Fasilitetet

  • Parkim për autobus dhe makina
  • Tualete private
  • TV i sheshtë me kanale satelitore
  • Wi-Fi Falas në të gjithë hapësirat e hotelit
  • Palestër
  • Restorante
  • Pastrim Kimik
  • Kondicionerë
  • Salla Konferencash
  • Sallon
  • Shërbim në dhomë
  • SPA
  • Tharëse Flokësh
  • Minibar
  • Kasafortë

Location

2024-04-24
14.6°C

Location
Hotel As Durres
Rr. Kompleksit, Plepa-Golem, DurrësAlbania
Hotel Horizont
No.3, Rruga Porta e Detit 2008, DurrësAlbania
Hotel Sun
Rruga Agaveve, DurrësAlbania
Hotel Belmondo
Rruga Pavaresia 193, Durrës 2008Albania
Hotel AS Tirana
Rruga Reshit Petrela, TiranëAlbania