Hotel AS Durres
Albanian Star Hotel me pamje nga deti është destinacioni ideal për të kaluar pushimet më fantastike. Star Hotel ju ofron një eksperiencë unike për të ndjerë qetësinë e një parajse buzë detit. Hoteli 10-katësh është i përbërë nga 133 dhoma dhe suita që do ta bëjnë qëndrimin tuaj të paharrueshëm. Të gjitha dhomat kanë ballkon, e në ato me pamje nga deti ju mund të shijoni perëndimet më magjike. Një vizitë që nuk duhet humbur është ajo në sauna-n e Hotel Star e cila do të jetë një përvojë unike. Dizajni i rrugës që të çon për në ambientet e sauna-s është inspiruar nga format e dallgëve të detit, e kështu nga zona e aktivitetit të palestrës kalojmë në një zonë ngrohtësie, ku dritaret lejojnë rrezet e të diellit të pasdites të depërtojnë duke krijuar kështu një atmosferë relaksi. Në hotel ofrohen edhe 3 salla konferencash. Një prej tyre ndodhet në katin e parë dhe dy të tjerat janë të vendosura në katin e nëntë me një kapacitet nga 10 deri në 220 vende. Misioni ynë është të shtojmë vlera në takimet tuaja të biznesit, seminare, kurse trajnimi dhe evente të tjera speciale për ju duke ju ofruar ambiente me standardet më të larta. Për të shijuar ditët e bukura me diell, klientët mund të akomodohen lehtësisht në zonat ku janë vendosur çadrat apo edhe në pishinën që ofron hoteli.
Pse të zgjidhni AS HOTEL DURRËS?
- Ambjent i këndshëm, ingredientë të freskët, Shefa të shkëlqyer kuzhine
- Privatësi absolute
- Shërbim i personalizuar
- Plazh privat
- Dhoma të dizenjuara me detajet më moderne
- Zgjedhja ideale për pushime të paharrueshme
- Salla Konferencash me hapësira të mëdha
- Pishinë e brendshme dhe e jashtme
- SPA dhe Wellness Center
Fasilitetet
- WiFi pa pagesë
- Parkim Privat
- Bar/ Restorant
- Ashensor
- Shërbim në dhomë
- Sallë Konferencash
- Luggage Storage
- Qendër Fitness
- Kopësht
- Dyqane dhuratash
- Pastrim Kimik
- SPA
- Kondicioner
- Dhoma “Non-Smoking”
- TV Satelit
- Tharëse Flokësh
- Minibar
- Kasafortë
- Pishinë e jashtme
- Kënd Lojërash për Fëmijë