Restorant AS Tirana
Mënyra sesi ne ushqehemi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës tonë e për këtë arsye ne duam që çdo vakt të jetë një përvojë unike për ju!
Me një vendndodhje perfekte në zemër të Tiranës, restoranti në AS Hotel Tirana është vendi ideal për një arratisje nga dinamika e kryeqytetit duke ofruar kështu një eksperiencë unike dhe të paharrueshme.
Restoranti AS Hotel Tirana është destinacioni i duhur për adhuruesit e ushqimit. Shefat tanë të kuzhinës kanë përzgjedhur mjeshtërisht menu të dedikuara për të gjitha shijet e klientëve tanë. Për të gjithë entuziastët e mishit, ofrojmë specialitete të shumëllojshme të cilat serviren me mjeshtëri dhe shumë dashuri nga stafi ynë.
Në restorant gjithashtu ofrohet mundësia e kombinimit të vakteve sipas kategorive: HB, FB ose AI ose paketa dhe oferta të ndryshme për evente si takime biznesi në sallat e konferencave, organizime familjare etj.