Hotel AS Tirana

Hoteli AS Tirana është zgjedhja perfekte për udhëtimet tuaja të biznesit falë vendndodhjes së përkryer në qendër të qytetit.
Me një stil modern minimalist, AS Tirana Hotel ka 45 dhoma të bollshme të krijuara posaçërisht për komoditetin e klientëve tanë. Të gjitha dhomat kanë Wi-Fi me shpejtësi të lartë, ajër të kondicionuar individual dhe tualete private.

Ne jemi në afërsi të qendrës historike të qytetit, shumë pranë disa vendeve me interes për t’u vizituar si Muzeu Historik Kombëtar, Teatri Kombëtar i Baletit dhe Opera, Xhamia Et'hem Bej, Kulla e Sahatit të Tiranës, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe shumë atraksione të tjera për të cilat stafi yne do të jetë i gatshëm t'ju informojë dhe t'ju ndihmojë me biletat dhe rezervimet e nevojshme. Hoteli disponon edhe dy dhoma për konferenca dhe takime të ndryshme, të pajisura me teknologjinë më të fundit, të cilat garantojnë që eventi juaj do të jetë i suksesshëm. Salla kryesore e konferencave ka 2 ekrane të mëdha LED, HD. Ju mund të manaxhoni lehtësisht nga një tablet të gjitha aspektet e rëndësishme të tilla si ndriçimi në dhomë, mund të kontrolloni dhe rregulloni intensitetin që i përshtatet më së miri llojit të eventit dhe akomodimit të të ftuarve.

Pse të zgjidhni AS HOTEL TIRANË?

  • Ambjent i këndshëm, ingredientë të freskët, Shefa të shkëlqyer kuzhine
  • Privatësi absolute
  • Shërbim i personalizuar
  • Lokacion ideal në qendër të kryeqytetit
  • Dhoma të dizenjuara me detajet më moderne
  • Zgjedhja ideale për një eksperiencë të paharrueshme
  • Salla Konferencash me hapësira të mëdha

Fasilitetet

  • 45 Dhoma
  • 12 Kate (Suita me pamje panoramike të Tiranës)
  • Salla Konferencash
  • Shërbime Restoranti për Evente dhe Paketa HB, FB dhe AI
  • Bar/ Lounge
  • Parkim privat
  • WiFi pa pagesë

Location

2024-04-24
14.6°C

Location
Hotel As Durres
Rr. Kompleksit, Plepa-Golem, DurrësAlbania
Hotel Horizont
No.3, Rruga Porta e Detit 2008, DurrësAlbania
Hotel Sun
Rruga Agaveve, DurrësAlbania
Hotel Belmondo
Rruga Pavaresia 193, Durrës 2008Albania
Hotel AS Tirana
Rruga Reshit Petrela, TiranëAlbania