Hotel Horizont

Vetëm 200 metër nga bregu i detit dhe vetëm 5 km nga qendra e qytetit të Durrësit, hoteli është zgjedhja juaj e përsosur për udhëtime biznesi ose për të kaluar kohën tuaj të lirë. Në këtë hotel ofrohet shërbim luksoz i cilësisë më të lartë. Tek Horizont Hotel do të gjeni dhoma moderne për konferenca, bar, restorant dhe pishinë. Stafi i përkushtuar ju garanton një qëndrim të paharrueshëm me njerëzit tuaj të dashur si edhe për çdo event special.

Në Horizont Hotel mund të gjeni SPA, wellness, palestër e shumë aktivitete të tjera për t’u relaksuar dhe argëtuar. Këtu ju do të gjeni të gjithë ekspertizën e nevojshme për të krijuar kujtimet më të bukura për çdo event që vendosni të festoni me ne. Pavarësisht nëse është një ditëlindje, një përvjetor, apo keni vendosur të hidhni hapin drejt "The Big Proposal" ne ju garantojmë që kujdesemi për çdo detaj në mënyrë që gjithçka të jetë e organizuar ashtu siç ju e kishit ëndërruar.

Horizont Hotel ofron 64 dhoma standarde, 14 dhoma superiore, të cilat janë të pajisura me një sërë lehtësish për të siguruar një qëndrim të paharrueshëm si dhe 14 suita dhe 2 suita presidenciale, të dizenjuara me detajet më të hollësishme.

Pse të zgjidhni HORIZONT HOTEL?

  • Ambjent i këndshëm, ingredientë të freskët, Shefa të shkëlqyer kuzhine
  • Privatësi absolute
  • Shërbim i personalizuar
  • Plazh privat
  • Dhoma të dizenjuara me detajet më moderne
  • Zgjedhja ideale për pushime të paharrueshme
  • Salla Konferencash me hapësira të mëdha
  • Pishinë e brendshme dhe e jashtme
  • SPA dhe Wellness Center

Fasilitetet

  • Parkim Privat
  • Bar/ Restorant
  • Ashensor
  • Shërbim në dhomë
  • 64 dhoma standarde, 14 dhoma superiore, 14 suita dhe 2 suita presidenciale
  • WIFI free në të gjithë hotelin
  • Tryezë pune në çdo dhomë
  • Mini-Kasafortë
  • Ajër i kondicionuar me kontroll individual
  • Telefon
  • TV Satelit
  • Tharëse Flokësh
  • Minibar

Location

2024-04-19
12.4°C

Location
Hotel As Durres
Rr. Kompleksit, Plepa-Golem, DurrësAlbania
Hotel Horizont
No.3, Rruga Porta e Detit 2008, DurrësAlbania
Hotel Sun
Rruga Agaveve, DurrësAlbania
Hotel Belmondo
Rruga Pavaresia 193, Durrës 2008Albania
Hotel AS Tirana
Rruga Reshit Petrela, TiranëAlbania